Enver Idrizi: Një gëzim i madh për ne!

Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, ish reprezentuesi kroat, mezi e pret ditën e shtunën dhe të shoh finalet e mëdha.

Ai është krenar edhe me karateistin e Kombëtares së Kosovës, Elhami Shabani, i cili lufton për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian.

“Një gëzim i madh për ne! Të shtunën në finale Enes Gariboviç, këtu në Gaziantep të Turqisë do te ndeshet për titullin Evropian.

Ne bashkangjitje një fotografi me babain e Enesit, Esat Gariboviç, i cili po ashtu ka qenë Kampion i njohur dhe i madh i karatesë.

Të shtunën po ashtu do të ndeshet për titull Kampion Evropian edhe Angjelko Kvesiç.

Edhe një gëzim i veçantë për ne Elhami Shabani nga Kosova do të garohet për vendin e tretë dhe presim medalje bronzë!”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.