Enveri në këmbë nga Austria në Mekë, rreth 6600 kilometra rrugë për të rigjetur besimin e humbur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/01/2023

Enver Beganoviç, 52 vjeç, do të ecë rreth 6600 kilometra për të arritur në Mekë nga Austria ku jeton, për të kryer Haxhin, i cili bie në verë.

Ai deri më tani ka bërë rreth 650 kilometra.

Beganoviç thotë se ai e ka vizatuar vetë rrugën dhe se do t’i duhen të paktën shtatë muaj e shtatë ditë për të arritur qëllimin e tij.

“Bëra një plan udhëtimi dhe i zgjodha vetë rrugët. Po kaloj nëpër disa vende të ish-Jugosllavisë; u ndala në Cazin, ku linda, shkova në Istria ku vizitova nënën dhe të afërmit, do kaloj në 12 shtete. U nisa nga Austria, duke kaluar nëpër Slloveni, Kroaci Bosnje. Tani jam në Serbi, pastaj do kaloj në Maqedoni, Bullgari, Turqi, Irak e kështu me radhë deri në Mekë”, tha Beganoviç dhe shtoi se nuk e shqetësojnë temperaturat nën zero.

Beganoviç thotë se për këtë lloj udhëtimi është përgatitur për një gjysmë viti dhe se në ditë kalon nga 35 deri në 60 kilometra, varësisht nga kushtet atmosferike.

“Qëllimi im është të arrij në Mekë deri më 15 qershor. U ngacmova nga fakti që ndjeva se isha larguar nga besimi im. Më duhej pak më shumë kohë për veten time, ndjeva se duhet të analizoja jetën time. Kjo mënyrë jetese sot është e imponuar. Ndihesha gjithnjë e më shumë se isha larg besimit tim. Prindërit më mësuan të besoj dhe t’i lutem Zotit dhe t’i jem mirënjohës“, tha Beganoviç, e cila ka lindur në Cazin të Bosnjes, por ka jetuar në Austri për dekada.

Enver Beganoviç, sportist rekreativ, është i martuar dhe ka katër fëmijë./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

malli dogana kufi

VMRO për konfiskimin e telefonave të shtrenjtë: Po të mos ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast

posta-780x439-1

Po dërgohen SMS porosi të rrejshme në emër të “Postës së Maqedonisë”

nata-e-zjarreve-prekaz-rifat-jashari

Rifat Jashari: I kam dhënë 56 familjarë, por i kam fituar 8 milionë shqiptarë

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Protestat e universiteteve publike janë për politikë ditore, nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive në kohë të zgjedhjeve

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

denar rroga ndihma

Maqedoni/ Bislimi: Rroga evropiane për zyrtarët, ndërsa rroga afrikane për punëtorët

zvicer zurich cyrih

Albinfo: Gjashtë gjëra që nuk i shihni në Zvicër, por janë të zakonshme në vende të tjera

taravari shkup

Ekonomisti Naim Demiri i bashkëngjitet ASH-së (FOTO)

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

INFO

NA NDIQ