Epidemiologu Danilovski: Ja kur pritet të jetë kulmi i Kovid-it në Maqedoni

“Masat kufizuese nuk janë të nevojshme, duhet vetëm vazhdimi i masave ekzistuese, për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, kjo duhet të vlejë sidomos për kategoritë e rrezikuara”, thotë për TV 24 epidemiologu i njohur, prof.dr.Dragan Danilovski, i cili konsideron se vaksinimi është i domosdoshëm për kategoritë e rrezikuara, përcjell INA.

Ai theksoi se lloji i ri i Covid-19 do të mbushë statistikat siç tha ai derisa të digjet. Sipas tij, kulmi do të ndodhë në shtatë ditët e ardhshme dhe tashmë në shtator, siç tha ai, shifrat pritet të zvogëlohen. Sipas Danilovskit, në dimër pritet një valë e re. (INA)