Epidemiologu serb akuzon shqiptarët për gjendjen e rëndë me Covid-19 në Komunën e Bujanocit

0

Epidemiologju i njohur serb, Dr.Branislav Tiodorovic Ai ne televizionin publik RTS ka thënë se gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet por jostabile është vetëm në funf të jugut të vendit, dhe ka shtuar se ka të bëjë kryesisht me Bujanocin.

“Pjesëtarët e pakicës shqiptare po shërohen në shtëpi, paraqiten tek mjekët privat ose në spitalet në Kosovë, por kur gjendja i komplikohet pastaj paraqiten në kovid spitalet në Vranjë ose Nish” ka thën Tiodoroviç.
Ai ka shtuar se për pasojë ka rritje të numrit të të vdekurve, çka do të ishte shmangur nëse njerzit më herët do të ishin paraqitur në sistemin shëndetësor në Sërbi.

Epidemiologu i cili është edhe anëtar i Shtabit qeveritar të krizave gjatë vizitës së tij një ditore në Bujanoc pati deklaruar se problemi më i madh në qytet është se nuk dihet numri i sakt i të infektuarve me virusin korona.
Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj gjatë qëndrimit të tij në Bujanoc kishte porosi të qartë, që shqiptarët e Luginës duhet të shërohen në institucionet shëndetësore të Serbisë dhe nuk duhet të kenë frikë në këtë drejtim.

Zemaj i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kanë vizituar edhe shtëpin e shëndetit në Bujanoc.
Vlenë të theksohet se para vizitave të Tiodoroviç dhe Zemajt, kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa dhe ish-kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi përmes një letre iu ishin drejtuar institucioneve të Kosovës ku kishin deklaruar se shqiptarët e Luginës nuk kanë besim në sistemin shëndetësor të Sërbisë, deklaratë e cila me të madhe u komentua nga përfaqësuesit e palës serbe.

Nëse letra e Mustafës dhe Kamberit ka lënë për pasojë deklaratën e anëtarit të Shtabit qeveritar të krizave ku akuzon shqiptarët e Bujanocit si fajtor kryesorë për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Bujanocit këtë më së miri le ta vlerësojnë opinioni?
/presheva.com/