Epike: Antilopa mashtron dhjetëra luanesha

0

Një ngjarje interesante është filmuar nga një turist në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, ku një antilopë ka arritur t’iu ikë dhëmbëve të mprehtë të dhjetëra luaneshave të uritura.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shfaqet antilopa që duke ikur nga luanët e kupton se nuk ka zgjidhje tjetër, dhe vendosë të kërcejë lartë për t’i kaluar disa prej tyre për të përfunduar në ujë

Por, edhe pse luaneshat kërcejnë për ta kapur, duket se kërcimi i antilopës ishte më i lartë, pasi nuk arritën ta kapin. E ky moment i ka bërë shumë përshtypje turistëve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Disa sekonda më pas luaneshat shihen të dëshpëruara që nuk arritën ta kapin antilopën, që pasi del nga uji fillon të vrapojë me shpejtësi dhe t’iu ikë.