Edhe pas katër vitesh nga shpallja zyrtare, ende mungon autostrada Shkup-Bllacë e gjatë vetëm 12 kilometra.
Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga ministri i Transportit Aleksandar Nikololski, një nga arsyet mund të jetë dëshira për përfitim financiar të zyrtarëve të qeverisë së kaluar, përcjell TV Alfa.
Sipas tij, ka dyshime se persona të shquar nga ish-partia në pushtet BDI kanë blerë tokë në trasenë ku duhet të kalojë autostrada, me qëllim të përfitimit të madh financiar gjatë procesit të shpronësimit.
“Të jemi të drejtpërdrejtë, që të mos ketë më manipulime, jam që Shkup-Bllacë të ndërtohet dhe do të ndërtohet, por me çmim real dhe pa manipulime. Dhe këtu është një sfidë tjetër, a janë bërë disa zyrtarë të BDI-së pronarë të rinj të tokës në këtë trase të re, në pjesën që duhet të shpronësohet?”, pyet Nikoloski.
Sipas Alfa, ky projekt ishte një nga synimet më të mëdha të ish-qeverisë dhe koordinatori kryesor ishte ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Ai madje bëri të ditur se deri në fund të mandatit të ish-qeverisë, që ishte tre muaj më parë, kjo autostradë duhet të përfundojë së bashku me të gjithë Korridorin 8. Por megjithatë, si autostrada ashtu edhe korridori janë larg përfundimit.
Nikolloski foli për problemet me plaçkitjen e kësaj autostrade më parë. Ai thotë se është bërë një projekt i vështirë për t’u realizuar, me një çmim të fryrë që e bën atë ndër autostradat më të shtrenjta në Evropë.
Nga autostrada që kushton gati 250 milionë euro për 12 kilometra, pas 4 vitesh janë ndërtuar vetëm dy kilometra, të cilat mund të vihen në përdorim.
Kjo është vetëm një pjesë e autostradës Shkup-Bllacë 12 kilometra, të cilën Maqedonia është e detyruar ta ndërtojë vetë. Edhe pse është paralajmëruar disa vite më parë, ende nuk është vënë në përdorim.
Situatë e ngjashme si me Shkup-Bllacë është edhe me hekurudhën për Bullgarinë, thotë Nikoloski. Dhe aty u zgjodh rruga më e vështirë, përmes zonave malore ku performanca do të ishte tepër e shtrenjtë, gjë që lë edhe dyshime për pompimin e qëllimshëm të çmimit përfundimtar për projektin. Siç tha ai, qeveria e kaluar ka projektuar dy tunele nën Kriva Pallankë, gjë që, sipas Nikoloskit, asnjë Zvicër nuk mund ta bëjë.(INA)