Era e fuqishme që përfshiu plazhin, ngriti në ajër dhjetëra çadra (Video)

0

Një plazh në Menorca të Spanjës është përfshirë nga era e fuqishme, që ka ngritur në ajër dyshekët e gomës dhe çadrat me bishta të mprehtë, që binin pastaj në rërë dhe ujë.

Shpëtimtarët që nuk kishin si të intervenonin, thanë se është mrekulli që askush nuk u lëndua në këtë ‘tornado’ të vogël që u zhvilluar rreth orës dy të pasdites, transmeton Telegrafi
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, i tregojnë pushuesit që bërtasin dhe ikin në drejtime të ndryshme në përpjekje për shpëtim.

Meteorologët raportojnë se era e fuqishme ka fryrë afro një minutë, ndërsa pajisjet e ndryshme që ndihmojnë pushuesit, janë ngritur deri në 15 metra lartë.