Era Istrefi bashkëpunon me reperin e njohur amerikan?

0

Era Istrefi nuk po ndalet së punuari projekte të reja muzikore.

Era Istrefi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në studio muzikore bashkë me reperin dhe tekstshkruesin e njohur amerikan, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Verse Simmonds, i cili të njëjtën fotografi e postoi në profilin e tij, ndërsa mbishkrimi që ia ka lënë fotos la të kuptohet se dyshen mund t’i shohim në një duet.

“@eraistrefi x 💎 = 🚀🚀”, ka shkruar Verse.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, ndërsa së shpejti Era publikon bashkëpunimin me Norën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/versesimmonds/?utm_source=ig_embed