Kompania ajrore e baltikut, letonezja ErBaltik, prej sezonit të ardhshëm veror në vitin 2024 do të vendosë linjë ajrore në relacionin Shkup-Rigë-Shkup, kumtoi sot TAV Aeroportet.
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut Shkupi do të lidhet me Rigën, kryeqytetin e Letonisë, dy herë në javë, nga 3 maji deri më 30 shtator 2024.
Linja e re sezonale ajrore e kompanisë ErBaltik, nga aeriporti i Shkupit do t’u mundësojë klinetëve lidhje me shtetet baltike dhe botën.
“Vendosja e fluturimit të ri drejt Rigës nga aeroporti i Shkupit dhe shtimi i airBaltic si kompani e re ajrore në portofolin e TAV-it, si dhe hyrja e kompanisë ajrore në tregun e aviacionit të vendit është lajm i mrekullueshëm. Ky plotësim do t’u mundësojë klientëve qasje të përkryer drejt shumë destinacioneve kulturore, historike dhe afariste. Kjo linjë e re ajrore jo vetëm që do ta përmirësojë lidhjen, por do t’u mundësojë udhëtarëve t’i hulumtojnë këto rajone të ndryshme me lehtësi dhe komodiet – Rigën, me ndërthurjen e mrekullueshme të kulturës, historisë dhe modenrizmit, në të njejtën kohë edhe qendër biznesi në rajonin e baltikut, dhe Shkupin dhe rajonin ballkanik, me rëndësinë e vet historike, bukuritë natyrore, kuzhinën dhe mikpritjen. E urojmë kompaninë airBaltic dhe e çmojmë vendimin e tyre sepse kjo linjë e re ajrore do t’i lidhë rajonin e baltikut me atë ballkanik”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i prëgjithshëm i TAV Maqedoni.
Martin Gaus, kryetar i dhe drejtor kryesor ekzekutiv i ErBallkan, theksoi se me vendosjen e 11 linjave të reja verën e ardhshme, kompania ajrore do ta përforcojë pozicionin dhe ambicien për rritje të mëtutjeshme, duke e përmirësuar lidhjen nga Baltiku.
Biletat për linjën e re ajrore janë të kapshme për rezervim përmes ueb faqes së airBaltic www.airbaltic.com, me çmime duke filluar prej 89 eurove për udhëtim në një drejtim.