Erdoğan bisedë telefonike me Turmp, në fokus zona e sigurt në veri të Sirisë

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donal Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Trump kanë biseduar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me zonën e sigurt të planifikuar për në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Erdoğan ka theksuar se krijimi i zonës së sigurt është kusht për mënjanimin e kërcënimit nga organizata terroriste PKK-YPG dhe për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Presidenti turk ka potencuar se Turqia si shtet i vendosur për ta vazhduar luftën kundër organizatës terroriste DEASH, do të marrë çdo masë për të parandaluar paraqitjen e një problemi të ngjashëm në rajon, duke shprehur shqetësime për moszbatimin e dispozitave të marrëveshjes së arritur midis dy vendeve nga ana e ushtrisë dhe autoriteteve amerikane të sigurisë.

Siç bëhet e ditur, dy liderët kanë vendosur që të zhvillojnë një takim në Washington muajin e ardhshëm me ftesë të presidentit amerikan Trump.