Erdogan: Krijimi i shtetit palestinez, nevojë që nuk mund të shtyhet më

Picture of ina-online
ina-online

09/10/2023

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan lidhur me problemin Palestinë-Izrael tha se “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin (lindor) si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të shtyhet (vonohet) më”, raporton Anadolu.

Erdogan në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Asiriane ‘Mor Ephrem’ në rajonin Yesilkoy në Stamboll, foli për ngjarjet e përjetuara midis Palestinës dhe Izraelit.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se çdo ditë e më shumë është rritur numri i provokimeve kundër Haram Al-Sharif (Xhamisë Al-Aksa).

“Si Turqi për këtë çështje ne kemi bërë reagimin dhe kundërshtimin tonë në çdo mundësi. Në periudha kur e gjithë bota ka heshtur ne nuk jemi tërhequr asnjëherë nga shprehja e të drejtës, të vërtetës edhe pse është e hidhur. Teksa jemi gjithmonë në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë, ne theksojmë se duhet të shmanget çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet, që do të çojë në më shumë gjakderdhje dhe që do të thellojë problemet. Përmes institucioneve tona përkatëse ne kemi treguar çdo përpjekje edhe për lehtësimin e problemeve që populli i Gazës ka vuajtur për shkak të bllokadës. Edhe sot ne veprojmë me rregullin se askush nuk është humbës i një paqeje të drejtë”, tha Erdogan.

TË FUNDIT
14 orë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
2 ditë
OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë
3 ditë
Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej
3 ditë
Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë
3 ditë
Unioni CDU/CSU fiton zgjedhjet për PE në Gjermani, partitë në pushtet një rënie shumë serioze

ME TE LEXUARA

14 orë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

LEXO MË SHUMË

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë

orban

Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

antoni blinken

Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

cdu csu ursula fon der leyen

Unioni CDU/CSU fiton zgjedhjet për PE në Gjermani, partitë në pushtet një rënie shumë serioze

Gaza

Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731

gjermani-kufi

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Mette Frederiksen 1

Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, një burrë e qëllon me grusht në rrugë, ja si paraqitet gjendja e saj

Biden

Biden përpiqet të bindë G7 të përdorë pasuritë ruse të ngrira në perëndim si ndihma për Ukrainën! Propozimi arrin deri në vlerën 50 miliardë dollarë

INFO

NA NDIQ