Erdogan mbërrin në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve vendase.
Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit aty ku pasojat e tërmetit janë katastrofike.

Shumë prej qytetarëve të prekur kanë shprehur zemërim për mungesën e ndërhyrjes së qeverisë.

Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.

“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam e sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk erdhën të na ndihmonin?”.

Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: “Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”.

“Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi këtu, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbijetuam tërmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit këtu.“- tha ajo për Reuters.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Ligji për shërbim të lartë për të ndaluar emërtimet partiake mbetet në harrese

UNICEF refugjate

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

INFO

NA NDIQ