Erdogan: Siria do të paguajë çmim tepër të lartë për sulmet mbi ushtarët tanë

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka thënë se Qeveria e Sirisë do të paguajë “çmim, tepër, tepër të lartë” për sulmet e kryera mbi ushtarët turq.

Pesë ushtarë janë vrarë gjatë së hënës në provincën e Idlib e cila mbahet nga opozita, derisa ushtria siriane vazhdonte ofensivën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Forcat turke kanë shënjestruar caqe si përgjigje, derisa Erdogan ka thënë se aksioni do të vazhdojë.