Erdogan takon të mbijetuarit: Do të ndërtojmë shtëpi të reja për të gjithë, askush s’mbetet në rrugë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pranuar se ka pasur disa probleme në reagimin në ditën e parë të tërmeteve, por i ka kërkuar popullit turk të jetë i durueshëm dhe i bashkuar.

Ai tha se kishte pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por se çdo gjë do të përmirësohej nga dita në ditë, shkruajnë mediat e huaja.

LEXO EDHE:
‘Mallkimi’ i Turqisë: 50 tërmete shkatërrues në një shekull
Erdogan theksoi gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë ‘provokatorët’, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët.

Do të ndërtohen shtëpi të reja, tha ai, duke premtuar se askush nuk do të mbetet në rrugë.

‘Kjo është koha që ne të jemi të bashkuar’, shtoi Erdogan.

Ai gjithashtu konfirmoi se familjet e prekura do të marrin një total prej në vlerë prej 500 eurove për të ndihmuar me pasojat e tragjedisë.

Ndërkohë janë shfaqur fotografi të presidentit Erdogan duke u takuar me qytetarët në qytetin Kahramanmaras, i cili u shkatërrua nga tërmeti.

Ndryshe, më shumë se 11,700 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme.

Përditësimi vjen pasi presidenti Erdogan tha se numri në vendin e tij ky numër ka shkuar në 9,057.

E ministri i Shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Helmetat e Bardha, një grup që orkestron operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë regjistruar 1,400 vdekje.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

Biden

Biden: Netanyahu bën një gabim në Gaza

ari-stoli

Ari arrin çmim rekord

donaldtrump

“Zelensky të heq dorë nga territoret”- Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës

Putin

Putini po humbet afër 1,000 ushtarë në Ukrainë çdo ditë, Inteligjenca Britanike sjell detajet, tregon pasojat për Rusinë

Vucic-Macron

Sonte takimi i madh Macron-Vuçiq, Franca e qartë me Serbinë për Kosovën

david cameron

Cameron: Mbështetja britanike për Izraelin nuk është e pakushtëzuar

INFO

NA NDIQ