Erdogan: Vendet e Perëndimit, të mbajnë premtimin për marrëveshjen për drithërat

INA
INA

9 Gusht, 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën vonë se ringjallja e marrëveshjes me Rusinë për lejimin e eksportimit të drithërave ukrainase, varet nga Perëndimi.

Ai u bëri thirrje vendeve të Perëndimit që t’i mbajnë “premtimet e tyre”.

“Mendoj se zgjidhja mund të gjendet”, tha Erdogani më 8 gusht, duke iu referuar një bisede të mëparshme telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen.

Erdogan luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt.

Gjatë bisedës me Putinin më 2 gusht, Erdogani e kishte theksuar rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën ne quajti “ura për paqe”.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.

Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë atë.

Nga sulmet ruse me dronë u dëmtuan objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës së 2 gushtit.

Si pasojë e sulmeve ruse, një depo drithi, silose drithi dhe magazina tjera drithi u dëmtuan apo shkatërruan, thanë zyrtarët ukrainas.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Armenia Azerbejxhan-Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

BLINKEN

Blinken akuza Rusisë: Kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë pothuajse çdo ditë

Nagorni-Karabah-780x470

Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak

Zelenski

Zelensky: Nëse Trump e di si ndalon lufta, të na e thotë

Nagorni-Karabah-780x470

Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah

zelenski

Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni Prigozhin-in

INFO

NA NDIQ