Erdogani: I mirë për Ramën – i keq për Pamukun!

INA
INA

21/05/2023

Kimete Berisha

Pesë dhi, gjashtë zile!

1. Erdogani: I mirë për Ramën – i keq për Pamukun!

– Edi Rama e dëshiron fitoren e Erdoganit.

Orhan Pamuk që jeton në Stamboll me truproje, mendon se qe 5 vite Erdogan e ka shkatërruar Turqinë…sepse
është një autokrat që dëshiron të kontrollojë gjithçka, sidomos lirinë.

Sa më shumë që kanë pasur turqit për të hëngër ushqim, aq më pak kanë pasur të drejtë për të shprehur mendime të lira për Erdoganin.

E, Edi Rama nuk është i vetmi shqiptar që e do Erdoganin, krejt turqit e Prizrenit dhe Mamushës i bashkangjiten dashurisë së tij për Erdoganin.

E japin lirinë (e turqve) për të.

Kur mësoi se shqiptarët e duan Erdoganin për arsye se Erdogan e shtyp lirinë individuale të turqve, Orhan Pamuk e anuloi vizitën për në Kosovë.

2. Pa Sorosin s’bën!

– Edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti e kanë pritur në takim Aleksandër Sorosin, dhe kanë biseduar me të për luftën kundër kombit shqiptar, me mjete digjitale.

Me mjete digjitale e para shlyhet gjuha shqipe.
Dje e dëgjova një nanë shqiptare kah e urdhëron fëmijën e saj ‘go, go’.

Idiotja, analfabetja, injorantja.

Në vend se nana t’ia mësojë gjuhën shqipe fëmiut së saj, tash fëmiu ia mëson gjuhën angleze nanës së tij.

Sevdaja e shqiptarëve për të mos qenë shqiptarë është e madhe.
S’di pse harxhon pare Sorosi.
Kur shqiptarët asimilohem falas, për modë.

Gjuha shqipe po luftohet nga shqiptarët, ama, çdo gjë po ndodh si në lojë.
Të mos flasësh shqip është edhe modë, por edhe argëtuese.

Me lojë, nëpërmjet lojës, po shuhet shqipja.
Pa pasur nevojë për programe që kushtojnë shtrenjtë.
Vullnetarisht shqiptarët po heqin dorë nga gjuha e tyre.

Nuk të takon Sorosi, nuk të flet me
gojë, nëse nuk bindet (me veprat e t’ua), se do të jesh qytetar i botës, e jo shqiptar.

Dje i dha 1 miliardë dollarë për luftë kundër nevojës njerëzore për të qenë pjesë e një kombi.

Soros ia lejon nacionalizmin veç hebrenjëve.
Botën e lufton si qytetar i botës, ama nga bota mbrohet si hebre.

Edhe manjak, edhe narcisoid, edhe me sindromën e Zotit, edhe çorod.

Kur Elon Musk i tha pardje se Soros e urren njerëzimin dhe dëshiron ta zhbëjë themelin e botës, Soros u mbrojt si hebre, jo si qytetar i botës.

Dhe pas këtij ‘sulmi’ të Musk, ‘Jerusalem Post’ shkroi se si ‘Secili izraelit sot është Soros’.

Prandaj, Albin Kurti si kryeministër nuk kërkon më bashkim kombëtar.
Se pastaj nuk e përqafon Sorosi.

Dhe, Edi Rama, i quan vëllezër çetnikët serbë, se nëse nuk i quan vëllezër vrasësit e shqiptarëve të Kosovës, rrezik të duket shqiptar, e këtë nuk ia lejon Sorosi.

Bile fotografia e fundit e Edi Ramës me Aleksandër Sorosin e zbuloi se Ramës i ishin rritur s.sat.

3. Venediku si një shportë bërlloku i arkitekturës!

Kryetari i Prishtinës ka thënë se qeveria nuk ka të drejtē të vendos t’ua falë shqiptarëve tatimin në pronë.

Po a?

Përparim Rama ka të drejtë t’i helmojë shqiptarët me mbeturina dhe t’ua lëshojë qentë.

E la bërllokun të vlonte, shkoi në Venedik si arkitekt, ku Kosova e ka bërë bërllok, me llambadarë të ‘varur’ si ata ‘llusterët’ e sallave të dasmave.
Shumë shtrenjtë paguhet padija e shqiptarëve.

P.S. 1. Ledri e kish postuar një fotografi ku në krah e mbante fëmiun e tij, me
mbishkrimin: ‘Dhia ime e preferuar’.

‘Oj dhi’ e kishte pasur zanat t’i quante studentet ‘poeti’, profesori dhe akademiku i njohur…
Kurrë nuk u zbulua ‘Pse’!

Veç dihet se Dhia ka luajtur rol të madh në kulturën e shqiptarëve.

P.S. 2. FJALËT QË NUK DO T’I KISHA THËNË NDONJËHERË:
– Vjosa Osmani është e zonja.
Do të duhej ta ligjëronte ‘Vetëbesimin’!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ