“Erë lufte” në Poloni, Rusia e ka gjetur “thembrën e Akilit” të NATO-s – ja lëvizja që do të aktivizonte nenin 5

Picture of INA
INA

10/08/2023

Kufiri Poloni-Bjellorusi ka qenë një vend i tensionuar prej disa vitesh tanimë, që kur një numër i madh imigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika filluan të mbërrinin, duke kërkuar të hynin në BE duke kaluar në Poloni, si dhe në Lituani.

Megjithatë, rreziku nuk është ndjerë kurrë më shumë se kaq tek polakët, të cilëve po iu shkojnë mercenarët e grupit ushtarak Wagner “tek dera”. Situata është aq serioze, sa qeveria ka dyfishuar brenda javës numrin e trupave në kufi, që mesa duket ditë pas dite presin të zgjohen në luftë. Megjithatë, kësaj here, ky konflikt do të “gllabëronte” gjithë Europën, pasi NATO do të përfshihej menjëherë, në mbrojtje të vendit anëtar të saj, duke aktivizuar “nenin 5”, që është edhe “gurthemeli” i aleancës.Dyfishimi i trupave

Qeveria polake njoftoi ditën e djeshme se po planifikon të vendosë 2,000 trupa shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë, dyfishi i numrit që kishte kërkuar agjencia e Rojës Kufitare. Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve PAP, një zëvendësministër i brendshëm, Maciej Wasik njoftoi vendimin, duke akuzuar Minskun për organizimin e migracionit të paligjshëm. Që më 2 korrik, Varshava njoftoi se po dërgonte 500 oficerë policie për t’iu bashkuar kontingjentit polak të mbikëqyrjes kufitare. Aktualisht ka mbi 5000 roje kufitare të dislokuar në kufirin polako-bjellorusi, si dhe 2000 ushtarë, 500 policë nga njësitë e kontrollit të trazirave dhe një numër forcash nga Forca e Mbrojtjes Territoriale, një grup paraushtarak vullnetar.

Thembra e Akilit Megjithatë, pasojat nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë shqetësime të tjera, duke përfshirë praninë e mercenarëve të grupit Wagner të lidhur me Rusinë në Bjellorusi këtë verë, pas rebelimit të tyre jetëshkurtër në Rusi. Në fillim të kësaj jave Bjellorusia filloi stërvitjet ushtarake pranë kufirit të saj me Poloninë dhe Lituaninë, me dy helikopterë bjellorusë që fluturuan për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore polake kohët e fundit. Sipas autoriteteve polake, në territorin e Bjellorusisë ndodhen nga 4,000 deri në 8,000 mercenarë të grupit Wagner dhe pak ditë më parë u zbulua se rreth njëqind prej tyre ishin identifikuar në një pikë afër kufirit polak në Suwalki, një rrip toke, ku takohen kufijtë e Polonisë, Rusisë, Bjellorusisë dhe Lituanisë. Ai konsiderohet si “thembra e Akilit” e NATO-s, për shkak se mund të jetë pika e parë e kontaktit në një Luftë të Tretë Botërore dhe përbën “vendin më të rrezikshëm në tokë”.Ndihma e Gjermanisë

Sakaq, Gjermania, vendi më i fuqishëm europian, ka hyrë në lojë fuqishëm, duke ofruar të zgjasë vendosjen e sistemeve të saj të mbrojtjes raketore Patriot në Poloni, me gjasë deri në fund të vitit. Berlini vendosi tre nga sistemet e raketave tokë-ajër në Poloninë lindore në janar, pasi një fshat polak u godit në fund të vitit 2022 nga një shpërthim, që besohet të jetë nga një raketë mbrojtëse e humbur ukrainase. Kjo vendosje fillimisht ishte planifikuar të zgjaste maksimumi gjashtë muaj. Por Ministria gjermane e Mbrojtjes tha se i kishte ofruar Varshavës që t’i mbante “gjatë verës, dhe ndoshta deri në fund të vitit”. Megjithatë, ajo tregoi se nuk kishte plane për të zgjatur përtej 2023. Ministri i Mbrojtjes i Polonisë fillimisht e refuzoi ofertën gjermane, duke i kërkuar Berlinit që t’i dërgonte në Ukrainë në vend të saj, për të luftuar pushtimin rus, më pas ra dakord.

Akuzat e Rusisë

Mirëpo, gatishmëria e Perëndimit nuk është pritur aspak mirë nga Rusia. Po ditën e djeshme, ministri rus i mbrojtjes, tha se “kërcënimet nga vendet perëndimore në kufijtë e Rusisë kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe adekuate”. Teksa takoi, zyrtarë të lartë ushtarakë, Sergei Shoigu tha se “kërcënimet ndaj Rusisë, janë shumuar në perëndim dhe veriperëndim vitet e fundit”. Rreziku i fundit që ai vuri në dukje ishte “militarizimi i Polonisë”, që siç tha ai është bërë instrumenti kryesor i politikës anti-ruse të Shteteve të Bashkuara”. Shoigu akuzoi Poloninë se dëshiron të rimarrë territorin në Ukrainën perëndimore, duke i bërë jehonë një pretendimi të përsëritur por të pabazuar nga Moska.

TË FUNDIT

Luizi tregon një storje interesante me Kiarën dhe Lunën (video)

Shtetasi i Maqedonisë dyshohet se ka vrarë një grua në Gjermani

Kasami: Nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Taravari takon në Abu Dhabi zv.ministrin Yousif Mohamed AlSerkal

Mickoski ndryshon mendje për zgjedhjet e parakohshme!

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Kryeshefi i policisë nuk paguan në pikëpagesat rrugore, ua tregon punonjësve distinktivin e tij

ME TE LEXUARA

1
Luizi tregon një storje interesante me Kiarën dhe Lunën (video)
1
Shtetasi i Maqedonisë dyshohet se ka vrarë një grua në Gjermani
1
Kasami: Nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
1
Taravari takon në Abu Dhabi zv.ministrin Yousif Mohamed AlSerkal
1
Mickoski ndryshon mendje për zgjedhjet e parakohshme!

LEXO MË SHUMË

Luizi tregon një storje interesante me Kiarën dhe Lunën (video)

Shtetasi i Maqedonisë dyshohet se ka vrarë një grua në Gjermani

Kasami: Nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Taravari takon në Abu Dhabi zv.ministrin Yousif Mohamed AlSerkal

Mickoski ndryshon mendje për zgjedhjet e parakohshme!

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Kryeshefi i policisë nuk paguan në pikëpagesat rrugore, ua tregon punonjësve distinktivin e tij