Erion Veliaj largohet nga Shqipëria, niset drejt SHBA-ve (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

28/12/2024

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të aeroportit të Rinasit.

“Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.

A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?

Katër pistat për të cilat SPAK shpalli se dyshon për Veliajn, midis të cilave ajo e pastrimit të parave që shkon deri në 15 vite burg, dëshmuan se pozita e tij është rënduar së tepërmi. Këtë e dëshmoi edhe fakti se, për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe bashkisë u angazhuan në një sulm frontal ndaj SPAK, duke e akuzuar atë se po bëhet instrument i luftës së brendëshme në PS. Një burim i pakonfirmuar tha se Veliaj do të kthehet pas disa ditësh (nuk dihet saktësisht) dhe se ka kapëcyer oqeanin në një tentativë të dëshpëruar për të lobuar trajektoren e fatit të vet personal, që ka marrë për keq.

Ai mohoi të përdorë fjalën arratisje dhe shmangie nga drejtësia, pavarësisht se vetë Veliaj mendon që ndaj tij po bëhet një gjueti shtrigash. Veliaj mohoi gjithashtu edhe pretendimin se Erioni i paskësh thënë Ramës, që “nëse më ndodh gjë mua do të të marr me vete”./Syri.net

Erion Veliaj largohet nga Shqipëria, niset drejt Shteteve të Bashkuara

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË