Ernest Muçi dhe Milot Rashica fitojnë Kupën e Turqisë

Picture of INA
INA

24/05/2024

“Fantazisti” i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, i shoqëruar nga “ylli” i “Dardanëve” Milot Rashica ia arritën të “mbërthenin” Kupën e Turqisë, në një duel tejet të luftuar, ndaj Trabzonspor, në “mitikun” e “Ataturk”, ku dhuruan spektakël një ndeshje 5-golëshe.

Në stadiumin “Ataturk” ishte Trabzonspori i Enis Bardhit që gjeti golin e avantazhit me anë të Onuachu në minutën e 13’, ndërsa “Shqiponjat e Zeza” barazuan me anë të Ghezzal në shtesën e pjesës së parë, pas një 11-metërshi të ekzekutuar mrekullisht për të shkuar me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese, me “Bardhezinjtë”, që gjetën golin e avantazhit me Ucan në minutën e 54′-t, ndërsa fundi u bë edhe më interesant, pasi fillimisht Pepe barazoi shifrat për Trabzonspor në minutën e 89’, por kur dukej se finalja do t’i drejtohej shtesës, pasi vetëm pak minuta më vonë Al Musrati shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe i dha suksesin “gjigantëve” të Stambollit.

Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Beshiktashi dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta.

Kështu “Shqiponjat e Zeza”, të Beshiktashit e fitojnë këtë trofe për herë të 11-të në histori, të dytë në radhë, pas rivalëve të Gallatasaraj, me 18 suksese.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË