“Es-selamu alejkum” me kend je me krahun e Shkupit apo të Tetovës? KUJDES… allti ka në brez!

0

E nisin me përshëndetje islame “Es-selamu alejkum”  dhe të pyesën se me cilin krah je të Shkupit apo të Tetovës, por disa janë edhe me allti, andaj duhet pasur kujdes që nëse e thua të kundërtën e asaj që ai është mund të pësosh keq. Kjo është situata  në Lëvizjen BESA që e nisën me Bismilhah partinë dhe përfunduan me sharje, ofendime dhe gati se edhe me rrahje dhe vrasje.

Sot është krijuar aq armiqësi mes dy taborëve në këtë Lëvizje sa që njohësit e rrethanave nuk e mohojnë ndonjë incident në përmasa të mëdha. Krahu i Shkupit i përbërë nga “Bossi” i BESËS, Adnan Ismaili me këlyshët e vet, Afrim Gashin, Zeqirja Ibrahimin, Zejd Rexhepin dhe dsia të tjerë vazhdojnë me sulme virtuale në portalet “shkupipress”, Kumanova… e shumë të ngjashme si këto që në kohë të zgjedhjeve i kanë përdorur për shpifje ndaj oponentëve tjerë dhe disa gazetarëve sot ata i slumojnë krahun e Tetovës në krye me Adnan Azitin dhe Bilall Kasamin. ,

Nga ana tjetër dy kokat e Llërcës siç i quajnë ata Adnan Azizi  dhe Bilall Kasami po përdorin të njetën armë të portaleve shpifëse që dje i shanin gazetarët si “gostivari24”, “gostivarilive”,  “rrugadrjet” dhe shumë të ngjashme si këto po i nxjerrin të zezat e grupit tjetër.

Lufta vazhdoi në formë virtuale, ku sot Bilall Kasami tentoi të hy në zyrat e BESËS në Shkup me dhunë ku siç rrëfejnë krahu i Shkupit kanë mbajtur 40 minuta disa aktivist dhe një pjesë të sigurimit në zyrë duke i kërcënuar.

Nuk zgjati shumë kohë ku policia ua riktheu zyrat krahut të Shkupit  dhe Bilall Kasami i urti i BESËS gati se është shndërruar në Pollat Alemndar pasi e ka pasur edhe ëndërr të jetë i tillë.

Lufta do të ashpërsohet ditëve në vijim për vulat e partisë, krahu i cili do ti ketë vulat do të ketë të drejtë të thirr kongresin e parë i cili është paraparë në muajin shkurt të këtij viti , deri atëherë mund të ketë grushta dhe rrahje mes tyre, por besatarët më nuk do të besojnë se kjo parti është krijuar për të çliruar shqiptarët. /TS.mk/