Escobar: Blinken dhe Kovaçevski biseduan gjatë për korrupsionin

INA
INA

13 Maj, 2023

Ne jemi të përkushtuar t’i shfrytëzojmë të gjitha veglat tona, përfshirë edhe sanksionet, për luftë kundër korrupsionit, kudo që ta zbulojmë, kështu ka deklaruar zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për gjendjen me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski, kanë biseduar gjatë në takimin e tyre, për mënyrën se si mund të punojnë së bashku për uljen e korrupsionit në rajon.

“Kemi interes të fuqishëm që të kujdesemi që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit të bëjnë pjesën e tyre për uljen e korrupsionit dhe zbatimin e sundimit të së drejtës. Gjithçka që mund të them është se, kemi partneritet të mirë me Maqedoninë e Veriut. Ata bëjnë reforma për korrupsionin dhe ne duhet të vazhdojmë të thellojmë atë bashkëpunim” – tha Gabriel Escobar.

Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat kundërshtohen nga opozita maqedonase, Escobar tha se bisedojnë me opozitën në lidhje me këtë temë, por nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e bisedimeve diplomatike. Ai tha se, dëshiron të dëgjojë nga opozita përkushtim në rrugën e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo sipas tij, përfshin shqyrtimin e mënyrave për çuar Maqedoninë në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare.

“Shqetësimi ynë më i madh është se do të humbasim kohë. Dhe e dini, ne nuk kërkojmë nga opozita që të mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që e kemi arritur. Ajo është e arsyeshme, mendoj deri tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa më shpejtë të jetë e mundur. Për këtë, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik t’i mbështesin ndryshimet e nevojshme që të mund të vazhdojmë përpara në përparimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut” – deklaroi Escobar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhevdet

“Ahmeti para se të shkonte tek babai i Thaçit, le ta vizitonte Gruvskin që e amnistoi”

Screenshot_2023-06-04-16-35-55-492-edit_com.android.chrome

Përkujtim për djalin tim të mirë, Luranin

Screenshot_2023-06-04-15-57-30-481-edit_com.android.chrome

Fushata e partive politike bartet në rrjete sociale

afrim-gashi

AlternAtivA: BDI u pozicionua pas Gruevskit

kavadar

Përmbyten dhjetë objekte pas vërshimeve në Kavadar

mesiq stipe mesic

Mesiq: RMV-të duhet ndihmuar, është e pjekur për hyrje në BE

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

INFO

NA NDIQ