Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

INA
INA

5 Qershor, 2023

Në Qeverinë e Kosovës ka përfunduar takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe dy diplomatëve të lartë të SHBA-ve dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Lajçak ka bërë të qartë se në takim janë shtruar tre çështje që duhet të zbatohen dhe ato janë: depërshkallëzimi i situatës, mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës si dhe vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Escobar nga ana tjetër theksoi se SHBA-të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke theksuar se qëndrimet dhe kërkesat tashmë janë të qarta për të tejkaluar situatën në këtë pjesë të Kosovës.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, deklaroi emisari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Zyrtari amerikan tha se realiteti është një çështje mes Serbisë dhe Kosovës, por ajo që duhet ta dimë është se kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

Lajçak dhe Escobar kanë theksuar se edhe nesër do të vijojnë takimet dhe se do të dalin sërish me detaje nga qëndrimi në Kosovë.

21:00 Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak

Në ambientet e Qeverisë së Kosovës ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me dy diplomatët e lartë të ShBA-së e BE-së, Gabriel Escobarin e Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të qeverisë Përparim Kryeziu, takimi pritet të zgjas për më shumë se dy orë dhe në fokus do të jetë situata në veriun e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë edhe deklarime për media.

Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve. BE në një deklaratë për media, ditë më para theksoi se qetësia duhet të rivendoset urgjentisht.

Vizita e tyre ka si qëllim të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e tensionuar në veri, e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Ata përveç takime me drejtues të institucioneve në Prishtinë, pritet ta vizitojnë edhe veriun e vendit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ