Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

Picture of designer@fetishimedia.ch

20/01/2023

Pesë ndërkombëtarë do të qëndrojnë paraditen e sotme (e premte) në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të çuar përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtit, në orët e pasdites do të jenë në Beograd.

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plotner, këshilltar i kancelarit gjerman, Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez dhe Francesco Maria Talo, këshilltar i kryeministres italiane, është përbërja e delegacionit ndërkombëtar.

Të pesë diplomatët do të priten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën qeveritare në ora 10:00.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se gjatë kësaj vizite të këtyre ndërkombëtarëve do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Prishtinë ata do të takohen me kryeministrin Kurti dhe më pas në Beograd do të takohen me presidentin (Aleksandër) Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe në këtë vizitë përfaqësuesi special i BE-së do të shoqërohet nga këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të presidentit francez, kancelarit gjerman, dhe kryeministres italiane, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari amerikan Escobar.”, është shprehur Stano.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Davos të Zvicrës ditë më parë zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

TË FUNDIT

Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

BitChat, aplikacioni që punon pa internet dhe pa numër telefoni!

Pse Brukseli po “flirton” me Beogradin?

Ekip i Ushtrisë nga Njësia për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, po mbledh të dhëna për cilësinë e ajrit në Vizbeg

Kontroll në klubet e natës në Tetovës dhe Gostivarit, ndalohen 7 persona për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Granit Osmani me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit: Në emër të interesit kombëtar, ndërtoi pasuri personale!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË