Escobar: Ekziston frika e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi

INA
INA

21 Maj, 2023

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në SHBA.

“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha metodat – bots dhe dezinformata në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, më shqetësojnë zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, tha Eskobar.

Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjodhën të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.

Ai tha se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre.

Sipas tij, SHBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.

“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetje.”

Escobar theksoi vazhdimisht se aktorët politikë malazezë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta partiake dhe të fokusohen në tema që janë të rëndësishme për qytetarët, si ekonomia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke folur për Ballkanin e Hapur, ai tha se këtë iniciativë e sheh si një mundësi për Malin e Zi dhe rajonin në aspektin e integrimit ekonomik.

Escobar ritheksoi se SHBA do të mbështesë të gjitha nismat që afrojnë Ballkanin Perëndimor me Evropën, si dhe nismat që afrojnë vendet e rajonit me njëri-tjetrin dhe që janë të hapura për të gjithë.

Ai tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet zhvillimin historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

besnik bislimi albin kurti

Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

antoni blinken

Shqiptarët e Amerikës letër Blinkenit

Kristofer-Hill

Hill për VOA: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Rama-kurti

Pse po e sulmon Kurtin, ja si përgjigjet Edi Rama?

feta alimi

Feta Alimi: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa

lajcak escobar kurti

Pesë kushtet e Kosovës për Serbinë për dalje nga kriza

mickoski-ne-proteste

Mickoski jo idesë së BDI-së: Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë shqiptar

mali-i-zi

Raportime për bomba në shkollat e Malit të Zi dhe në ndërtesën e Kuvendit

INFO

NA NDIQ