Escobar: Jemi të lumtur të ju shohim në rrugën drejt BE-së

ina-online
ina-online

25 Gusht, 2023

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevskin tha se Maqedonia është pjesë e organizatave trans-atlantike dhe duam që t’u shohim edhe si anëtare e BE-së

“E respektoj Maqedoninë e Veriut, pasi si aleat i SHBA-ve, organizoj takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Pa Maqedoninë ne nuk mund të mbamë gjallë dialogun mes shteteve të Ballkanit. Në sfidat tona ne kemi një dorë nga Maqedonia dhe presim që Maqedonia të ketë një shok tek SHBA-të. Ne jemi të lumtur që keni nisur rrugëtimin tuaj në Kuvend dhe shpresojmë se atje do të gjendet zëri i arsyes për të pranuar një ndryshim të gjendjes suaj si shtet. Ju si shtet keni pjesë në organizata trans-atlantike. Ne duam të shohim një shtet mik si Maqedonia në BE dhe për këtë është e nevojshme edhe për BE-në që të ketë brenda vetes një shtet besnik si shteti juaj” tha mes tjerash Escobar.

Në pyetje të gazetarëve se si e komentoni nisjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, Escobar tha se është mirë që ka nisur debati por i njëjti duhet të vazhdojë dhe epilogu të jetë me ndryshime kushtetuese.

Në pyetjen për takimin me Mickoskin, Escobar tha “Dua të them se nuk jam këtu për të torturuar asnjërin. Me të do të takohem se SHBA-të janë me ata që janë të drejtuar kah rruga për integrim në BE dhe me ata që luftojnë korrupsionin për të mirën e shtetit” tha Escobar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ