Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë menjëherë ujdinë e Ohrit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Mars, 2023

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, kërkoi që Kosova dhe Serbia të nisin menjëherë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Pavarësisht se firmë nuk pati, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizoi se “pajtimi i arritur më 18 mars në Ohër, është marrëveshje në të gjitha aspektet dhe është ligjërisht e detyrueshme për palët”.

“Rruga europiane e tyre është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Escobar gjatë një audiokonference.

Një porosi të veçantë pati për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nënvizuar se është e rëndësishme që të nisë me përpilimin e versionit të tij për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, u shpreh zyrtari i SHBA.

Ndër të tjera, Escobar pohoi se kjo është një marrëveshje historike, ndërsa konfirmoi angazhimin e tij me partnerët europianë për zbatimin e të 11 pikave të planit të BE-së. Me herët, te njëjtin qëndrim shprehu dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

veriu kosoves leposaviq

LIVE: NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë – kjo është lëvizja e fundit nga Lista Serbe!

stano

Gazetari zviceran përplaset me Stanon: Pse po dënoni të dyja palët, dhuna erdhi vetëm nga njëra palë – Serbia

dushan obradoviq

I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR’it në veri me origjinë shqiptaro-boshnjake, dikur quhej Sulejman

kurti-vucic-borel-lajcak

BE do takim Kurti-Vuçiq në Bratisllavë

spahiu

Spahiu tregon se kush janë personat që u ndeshën dje me KFOR-in

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviç: Problemi në tërë Ballkanin është Vuçiqi

Leposaviq serbet veri

Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar

INFO

NA NDIQ