Përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëron se Mali i Zi është afër kolapsit institucional.
Ai vuri në dukje “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.
“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional, të cilin nuk e kam parë pothuajse në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka përparim në formimin e një tjetër. Ata nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhje të reja,” tha Escobar.
Ai përkujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviq skadon në pranverë dhe se kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Djuroviq, së fundi shpalli zgjedhjet presidenciale për 19 mars.
“Mund të ndodhë që ata të mos kenë një president që t’i besojë mandatin, të mos kenë një qeveri që do të ecë përpara dhe Gjykata Kushtetuese të miratojë të gjitha vendimet dhe të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve,” paralajmëron Escobar.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se detyra kryesore është plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas të shkohet në zgjedhje”.(INA)