Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq kanë zhvilluar mbrëmë darkë pune në Shkup me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler, përcjell INA.
Për momentin nuk dihet se ku ka ndodhur darka, por fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale. Zyrtari i lartë amerikan Escobar po qëndron në Shkup në kuadër të një turneu ballkanik, në përpjekje të arritjes së një koncensusi të brendshëm politik në Maqedoninë e Veriut për votimin e ndryshimeve kushtetuese, që do ti hapnin rrugë procesit të integrimit të plotë të vendit në BE, pas hapjes së negociatave për anëtarësim. (INA)