Escobar optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret takim produktiv në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shtunën, më 18 mars.

“Jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Escobar.

“Ne kemi për qëllim të mbështesim çdo rezultat që sjell më afër paqen e rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë, si dhe gjithë rajonin, që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euro-atlantik. Mendojmë që ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, jep një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve”, tha ai.

Ai, mes tjerash tha se “SHBA-ja si mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë, ka për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën dhe rajonin, që të zhbllokohen burimet që Ballkani ia siguron vetes”.
Escobar këto komente i bëri në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë.

Presidentja Osmani tha se Kosova shkon drejt Ohrit me mendësinë se një “marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta, është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon”.

“Pritjet e mia, si presidente e Kosovës, janë që marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete të prekshme për Kosovën. Rrjedhimisht, do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, do të sigurojë integrimin gjithpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Republikës. Kjo do të rezultojë me shpërbërjen efektive të menjëhershme të të gjitha strukturave ilegale të Serbisë”, tha Osmani.

Ajo tha se beson që kjo marrëveshje përfshin parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, “të cilat do ta shtrojnë rrugën drejt njohjes reciproke”.

Escobar u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Konjufca, pas takimit me Escobar, theksoi tha se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon.

Përmes një njoftimi për media nga zyra e tij, Konjufca citohet të ketë thënë gjatë takimit se fokusi i dialogut është njohja e plotë e Kosovës, dhe se “çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, Kurti, sipas njoftimit për media, ka falënderuar Escobarin dhe SHBA-në për angazhimin dhe kontributin në dialogun me Serbinë.

“Propozimi evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, u tha në njoftim.

Këto takimë mes emisarit amerikan dhe udhëheqësve institucionalë të Kosovës u zhvilluan një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./rel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_0233

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

f6

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

arben taravari ekipi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

aeroport

Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas, për shkak të grevës së “Austrian Airlines”

4 vjetori nato

4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip

INFO

NA NDIQ