Escobar: Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për synimet e Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobae theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për synimet e Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit.

“Rusia kërcënon hapur stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës me sjelljen e saj agresive të paprovokuar në Ukrainë dhe atë rajon.  Kina, ndërkohë, po përdor investime dhe kredi , të cilat janë qëllimisht rrallë transparente dhe shpesh kanë kushte shtesë të dëmshme, për të fituar besnikëri ndaj rajonit, gjë që në shumë raste minon sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e këtyre vendeve”, theksoi zyrtari amerikan për ‘Kuririn’ serb.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për synimet e Moskës dhe Pekinit në rajon.

“Unë kam 20 vjet përvojë në rajon, e kam të qartë se njerëzit e Ballkanit Perëndimor janë evropianë dhe vlerësojnë të njëjtat gjëra si fqinjët e tyre në Austri, Greqi apo gjetkë në BE.  Ata duan barazi para ligjit, një mjedis të pastër, media të lira dhe të pavarura dhe një mjedis biznesi pa korrupsion.  Ata gjithashtu duan të dinë se qeveritë e tyre dhe zyrtarët e zgjedhur po punojnë në interesin kombëtar, në interes të popullit,” tha Escobar.(INA)