Eshalonet e larta në kierarkinë e Ministrisë së Financave etnikisht të pastra

0

Shumica e drejtorive të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë vazhdojnë të jenë etnikisht të pastra pasi që në eshalonet e larta udhëheqëse kemi përqindje minimale të të punësuarve shqiptarë, bëjnë të ditur burime për agjencinë e lajmeve INA.

Institucionet që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Financave siç janë: Drejtoria e Doganave, Të hyrat Publike si dhe Drejtoria për Pengimin e Larjes së Parave, deri më tani në kierarkinë e lartë të udhëheqësisë mbi 90 për e të punësuarve janë maqedon.

Të punësuarit në këtë institucion kanë deklaruar se me këtë rast vazhdojnë diskriminimet dhe padrejtësitë ndaj kuadrove të profesionalizuara shqiptare dhe kemi të bëjmë më shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë, gjegjësisht të nenit 8 i cili është ndryshuar me amendamentin gjashtë që parasheh përfaqësim adekuat dhe të barabartë të shqiptarëve në të gjitha institucionet relevante në vend.

“Ministrat e Financave vazhdojnë të anashkalojë kuadrot profesionale shqiptare të cilët janë në numër të mjaftueshëm në këtë institucion, duke mos u dhënë poste dhe detyra me përgjegjësi në eshalonet e larta udhëheqëse. Neve në këso rrethanash totalisht jemi të anashkaluar dhe na kanë mbetur vetëm pozitat e inspektorateve të policisë financiare apo inspektorë në sektorët rajonale të Drejtorisë për të hyra publike”, ka deklaruar një i punësuar në këtë ministri.

Zyrtarët të lartë nga partia shqiptare në pushtet kanë deklaruar se përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në Ministrinë e Financave do të fillojë të realizohet në të ardhmen.

Njëjtë sikur Ministria e Financave edhe ajo e Punëve të Jashtme nuk mundësojnë udhëheqjen e sektorëve më përgjegjësi nga ana e kuadrove shqiptare, konform Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Jashtme janë dy sektorët që më shumti i kanë anashkaluar shqiptarët.(INA)