ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

Picture of INA
INA

19/06/2024

Enti shtetëror për revizion (ESHR) e ka publikuar raportin revizor përfundimtar të Fondit për sigurim shëndetësor (FSHSH). Ndër të tjera, u tregua në dobësi në funksionimin e sistemit IT të Fodnit për shkak të disa arsyeve, ndërsa ka pasur dobësi dhe parregullsi edhe kur është në pyetje procedura për dërgim për mjekim jashtë vendit.

“Është shprehur opinion i kualifikuar në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës për vitin 2022. Enti shtetëror i revizionit ka audituar pasqyrat financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022”, thuhet në raport.

Revizioni, siç theksohet raporton në mënyrë të vazhdueshme për dobësitë në aktivitetet kontrolluese për kryerje të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore që nuk janë në mënyrë përkatëse të vendosura ose zbatuara, për shkak të së cilës nuk është siguruar konfirmim i plotë i faturave për shërbime të kryera shëndetësore. Mosekzistimi i sistemit të vetëm të integruar për dhënie të shërbimeve, raporteve mjekësore dhe llogarive për shërbime të kryera shëndetësore, që janë bazë për përgatitje të faturave/raporteve mujore, shtohet në raport, krijon rrezik nga lëshime dhe gabime.

Fondet e veçuara për kompensim të kushtëzuar në vitin 2022, sipas raportit, arrijnë 1.721.002 mijë denarë për 24 institucione publike shëndetësore dhe të njejta shënojnë rritje të vazhdueshme.

“Realizimi i kompensimit të kushtëzuar në institucionet publike shëndetësore nuk monitorohet plotësisht nga Fondi dhe nuk janë kryer kontrolle financiare për shpenzimin e synuar të mjeteve, për blerjen dhe evidencën e barnave dhe për shërbimet e kryera shëndetësore për viti 2022. Situatat e konstatuara tregojnë për dobësi në planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e kompensimit të kushtëzuar dhe ndikojnë në arritjen e qëllimeve për të cilat është miratuar kompensimi me kusht”, thonë nga ESHR.

Në procedurën për udhëzim për mjekim jashtë vendit të personave të siguruar, shtojnë, ekzistojnë dobësi dhe parregullsi, me ç’rast nuk është siguruar mbrojtje adekuate juridike e kërkuesve dhe nuk është vendosur kontrollë dhe sistem i ndjekjess së sukses të mjekimit jashtë vendit.

“Kërkesa për avanset e dhëna për trajtim jashtë vendit janë regjistruar jo të plota dhe nuk janë vendosur kontrollet e duhura për të konfirmuar faturat nga spitalet e huaja. Kjo situatë ka sjellë si pasojë padi nga një spital i huaj, për të cilat ka paqartësi për verdiktin final”, theksojnë nga ESHR.

Ata gjithashtu shtojnë se auditimi vazhdimisht vë në dukje dobësitë në funksionimin e sistemit IT të Fondit për shkak të mungesës së një strategjie të IT-së, mungesës së stafit të IT-së dhe strukturës së vjetëruar të serverit, që në vitin 2023 rezultoi me një sulm kibernetik ndaj sistemit IT të Fondit. . Nga ana tjetër, “gjatë zbatimit të procedurave dhe zbatimit të kontratave për prokurimin publik të pajisjeve dhe shërbimeve për sistemin e IT-së, revizioni ka konstatuar parregullsi, përkatësisht disa nga kontratat nuk janë lidhur brenda afatit të përcaktuar me ligj dhe konkurrenca nuk është siguruar”.

TË FUNDIT
30 minuta
Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave
1 orë
VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm
3 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
15 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
15 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

ME TE LEXUARA

3 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër
1 orë
VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm
1 ditë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
19 orë
Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

LEXO MË SHUMË

IMG_4549

Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave

Bujar Osmani

VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

Ilire dauti ASH

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ