ESHR: Reformat në Gjyqësor – Realizohen vetëm 20% të mjeteve buxhetore

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/01/2023

NGA 130 MASAT E PLANIT AKSIONAL REAIZOHEN VETËM 52%

Prej gjithsejt 130 masave të parapara në Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017 – 2022 dhe Planin Aksional, tërësisht janë realizuar vetëm 52%, kurse të parealizuara janë 14%.

Kështu, sic njofton KlanM, ka konstatuar Enti Shtetëror për Revizion, I cili konform programit vjetor për vitin 2022 kishte bërë revizionin se sa është zbatuar nga planifikimi.

Shkaqet për realizimin vetëm të 52% nga parashikimet, sic percjell KlanM, Revizioni e sheh tek shumë faktorë.

“Definimi joadekuat i masave për realizimin e qëllimeve, mungesa e indikatorëve të qartë matës, afate joreale, zgjedhje të mbivlerësuara të mjeteve financiare, moskoordinimi i pamjaftueshëm i institucioneve dhe trupave kompetent bartës të masave dhe aktiviteteve” – thonë nga Enti shtetëror për revizion.

Në publikimin e Revizionit, sic njofton KlanM, thuhet se për 15 masat e parashikuara në Strategjinë dhe Planin Aksional ishin planifikuar 366 milion denarë – thuajse 6 milionë euro, mirëpo deri në 31 Dhjetor 2021, gjithsejt janë realizuar vetëm 20% respektivisht rreth 74 milion denarë apo 1.2 milion euro.

“Shkalla e ulët e realizimit të mjeteve të planifikuara ka të bëjë me mosrealizimin e mjeteve të parapara për masën “Ndërtimi i kushteve të reja hapësinore”, që paraqet 40% nga mjetet e parashikuara, si dhe mosshfrytëzim në tërësi të mjetev që parashihen me masën “Prokuroria Publike e RMV-së për rregullimin hapësinor dhe ndarje të PTHP-së nga gjykatat” ku janë planifikuar më shumë mjete nga 15% të nevojshëm” – – thonë nga Enti shtetëror për revizion.

Revizorët me vërejtje se ata që duhet ta ndjekin zbatimin e reformave – Këshilli për ndjekjen e implementimit të Strategjisë, kanë bërë lëshime në punë dhe se ky trup punon pa metodologji të konstatuar për evaluim të rezultateve nga masat dhe aktivitetet e zbatuara. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës ne LaLiga

Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

Makina përplaset me tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë!

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë! Ja sa shkon!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË