ESHR: “Ujësjellësi” i Shkupit ka humbje të ujit prej 60 për qind dhe detyrime të papaguara ndaj Buxhetit prej 3 milionë euro

INA
INA

23/05/2023

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka detyrime të papaguara në Buxhetin e shtetit për disa vite në vlerë prej 185.543 milionë denarë ose rreth 3 milionë euro për tarifa për shfrytëzim të ujit, thuhet në Raportin e revizionit të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) nga revizioni i kryer i raporteve financiare të ujësjellësit të Shkupit për vitin 2021.

“Revizorët me revizionin e kryer kanë konstatuar se në periudhën 2017-2022 sasia e ujit të prodhuar dallon dukshëm nga sasia e ujit të faturuar, respektivisht përqindja e ujit të pafaturuar sillet rreth 60 për qind që është dy herë më i lartë se niveli i tij optimal i paraparë me Strategjinë për zvogëlimin e humbjeve të ujit në sistemin e furnizimit me ujë të Qytetit të Shkupit”, thonë nga ESHR-ja.

Sipas ESHR, kjo mund të shkaktojë vështirësim rreth pagesës së shërbimeve të ofruara dhe të paraqesë vështirësi për realizimin pa ndërprerje të të drejtave dhe detyrimeve të ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve.

Në raport thuhet se toka dhe objektet e ndërtimit paraqesin 83 për qind të vlerës totale të mjeteve materiale të ndërmarrjes, ku janë konstatuar parregullsi rreth të drejtave në pronësi në Agjencinë e Kadastrës të pasurive të patundshme për tokën dhe një pjesë të objekteve ndërtimore që janë regjistruar në vlerë 100,729 milionë denarë (rreth 1,6 milionë euro), objekte të paregjistruara, evidenca të paharmonizuara dhe evidencë për dokumentacion të rregullt, të cilat ndikojnë në parametrat gjatë krijimit të çmimit të tarifave për shërbimet e ujit i cili është formuar konform Metodologjisë për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ujit dhe miratuar nga Komisioni Rregullator për Shërbime Energjetike dhe Ujit (KRRE), bazuar në të dhënat zyrtare nga regjistrat e kontabailietit të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”.

ESHR thekson se nevojitet edhe rishikimi i vendimit të marrë për shumën e tarifës së paguar të cilën e paguan një Shoqëri aksionare në pronësi private për shërbimet e ujësjellësit për furnizim me ujë dhe përcaktim real të vlerës së saj.

Revizioni ka konstatuar se nevojitet një analizë e detajuar e ofertave nga blerësit dhe detyrimeve ndaj furnitorëve që shënojnë trend të vazhdueshëm rritjeje në periudhën nga viti 2018 deri në ditën e kryerjes së revizionit gjë që mund të ndikojë në likuiditetin e kompanive në periudhën e ardhshme.

Nga analiza e bërë është konstatuar se në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021, shpenzimet për avokatët e angazhuar, noterët dhe përmbaruesit për përgatitjen e urdhërpagesave për detyrimet e ngecura arrijnë 492,533 milionë denarë ose afërsisht 8 milionë euro, ndërsa 23,496 milionë denarë (rreth 380 mijë euro) janë ndarë për shpenzime gjyqësore. Në vitin 2021, këto shpenzime arrijnë gjithsej 116,021 milionë denarë ose 1,9 milionë euro për 72,331 procedura…

Siç thekson ESHR, me revizionin e kryer, revizorët kanë shprehur mendim jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2021 dhe opinion të rezervuar mbi pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

taravari vlen lideret

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

FB_IMG_1713453508018

Taravari: Kërçova është Surpriza më e bukur e kësaj fushate!

INFO

NA NDIQ