ESHS-ja kërkon regjistrues dhe instruktorë rajonal për regjistrimin e prillit

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) njoftoi sot se ka shpallur një konkurs që po kërkon kandidatë për regjistrues rajonalë dhe instruktorë rajonalë të cilët do të kryejnë regjistrimin në terren në periudhën 1-21 prill brenda regjistrimit të vitit 2021.

Konkkursi është i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë të papunë, të cilët kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe kanë aftësi kompjuterike, sipas ESHS-së, duke shtuar se aplikacioni elektronik është në dispozicion në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.

Procedurat e regjistrimit janë duke vazhduar ndërsa nuk ka ndryshime në skenën politike të qeverisë dhe opozitës. Partitë në pushtet janë të prera se regjistrimi nuk do të shtyhet, ndërsa partia më e madhe e opozitës, VMRO-DPMNE, po mbledh nënshkrime për të anuluar Ligjin e Regjistrimit.