“Është e trishtë që njerëzit gëzohen për nominimin e Beatrixit”, Dalina Buzi: Kë shikoj fitues

Dalina Buzi ka dhënë një intervistë për televizionin T7 ku ka komentuar dhe dinamikat që po ndodhin në Big Brother. Ajo komentoi gjithashtu Beatrix Ramosaj, e cila është një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicioni. Dalina vuri në dukje reagimin masiv të shqiptarëve lidhur me nominimin e djeshëm të këngëtares.

“Sot lexoja kudo që thoshin Arbëri bravo që nominon Beatrixin. Kishte dyndje njerëzish të lumtur që Beatrixi do të dilte. Ne në Shqipëri duhet të mësohemi që të mos gjykojmë nëse nuk ke qejf një njeri. Ajo çfarë pashë ishte një gëzim popullor që u nominua më në fund Beatrix.

U trishtova por nga ana tjetër është një gocë e rritur dhe duhet të mbajë përgjegjësinë për sjelljen e vet.”, tha Dalina. Kujtojmë që Beatrix është kritikuar jashtëzakonisht shumë për faktin se nisi një lidhje me Donaldin në një kohë kur ky i fundit kishte lënë pezull raportin me Bora Zemanin.

Kë shikon fitues? Dalina tha:”Unë mendoj se më shumë sesa i ka dhënë Donaldi këtij Big Brotheri nuk i ka dhënë njeri por është për vend të dytë ose të tretë. Mendoj se treshja kryesore është Iliri, Arjola dhe Donaldi. Unë shoh Arjolën më në fund fare. Por është garë shumë e fortë.”