Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë se para hyrjes së shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është gjetur një plumb, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se plumbi është i një arme automatike, ndërsa theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB- Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë./tv21.tv