Gjykata solli vendim për ndërprerje të procedurës penale për rastin “Target-Fortesa” për të akuzuarit Goran Gruevski, Sasho Mijallkov, Nadica Nikoliq, Vlladimir Varelov, Marijan Shumulikoski dhe Vasil Isakovski për veprat bashkim kriminel dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit për shkak të vjetërsisë së lëndës.
Me këtë, vjetërsohen veprat penale për përgjimin e paligjshëm për lëndën, ndërsa në gjykatë mbeten të akuzuarit që janë përfshirë me pjesën për asgjësimin e pajisjes.
Shpenzimet për udhëheqjen e procedurës penale bien në kurriz të Buxhetit të shtetit.
Gjykatësi Ilia Tërpkov, në seancën e sotme për rastin me përgjimin e paligjshëm të korrikut të vitit 2017, në Gjykatën themelore penale Shkup, tha se këshilli penal e ka pasur parasysh propozimin e prokurorit publik të paraqitur para fillimit të seancës së sotme kryesore për lëndën.
Prokurorja publike, Lençe Ristovska, në fillim të seancës së sotme propozoi Gjykata t’i zbatojë ndryshimet e Kodit penal ndaj pikat një dhe dy nga aktakuza për rastin “Target-Fortesa” të cilët janë ligj më i ri për të akuzuarit dhe ta zbatojë në mënyrë adekuate ligjin material për vjetërsi të ndjekjes penale për veprat bashkim kriminel dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, përderisa debati kryesor të vazhdojë për pikën tre të aktakuzës, për çka do të deklarohet në fjalën përmbyllëse.
Prokurorja publike, Lençe Ristovska, në filim të seancës së sotme tha se lidhur me pikat 1 dhe 2 të aktakuzës ka bazë për zbatim të ligjit më të butë, ndërkaq ato janë ndryshimet e KP-së, nga 7 shtatori i këtij viti.
“Me pikën 1 të aktakuzës së të akuzuare Goran Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Nadica Nikoliq ngarkohen me vepër penale bashkim kriminel, përderisa për Vlladimir Varelov, Vasil Isakovski dhe Marijan Shumulikoski nga paragrafi 2. Në pajtim me ndryshimet, janë ulur dënimet e veprës penale bashkim kriminel, kështu që janë paraparë dënime deri 3 dhe 2 vite. Me paragrafin 2 të aktakuzës, të akuzuarit ngarkohen se me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, në mënyrë më të rëndë i kanë shkelur të drejtat e garantuara me kushtetutë, kështu që përmes keqpërdorimit të sistemeve për komunikim pa urdhër gjyqësor kanë mundësuar ndjekje. Me ndryshimet, dënimi më i lartë për këtë vepër është deri 3 vite. Konsideroj se ka bazë për zbatim të një ligji më të butë, e ato janë ndryshimet e KP-së dhe propozoj që gjykata të sjellë vendim adekuat, me të cilin do t’i marrë parasysh dhe do ta zbatojë në mënyrë adekuate ligjin material për vjetërsi të ndjekjes penale përveprat. Lidhur me pikën 3 të aktakuzës propozoj që procesi gjyqësor të vazhdojë”, deklaroi prokurorja Ristovska.
Këshilli gjyqësor, u tërhoq për të marrë vendim dhe u deklarua pas pauzës prej gjysmë ore.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për anulim të aktvendimit të shkallës së parë për rastin, ai në fillim të vitit u kthye në rigjykim dhe iu nda gjykatësit Ilia Tërpkov.
Në këtë lëndë me aktakuzë janë përfshirë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen nl arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DKS-së, Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK dhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra të telefonit për të cilët fare nuk janë dhënë urdhëresa gjyqësore. Përgjimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë përfshiu rreth 20 mijë qytetarë.