Revizorja Tatjana Dimitrovska është propozuar për kryetare të përbërjes së re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Kuvendi shpalli ranglistën për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij organi, pasi procedurave të intervistave dhe vlerësimit të kandidatëve.
Për anëtarë të Antikorrupsionit janë propozuar: auditorët Cveta Ristovska dhe Zoran Bogoevski, punonjësit në Komisionin Antikorrupsion Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemailji, gjykatësja Sofia Spasova-Medarska dhe Servet Demiri nga auditimi i ndihmës së para-anëtarësimit në BE-në.
Këta kandidatë të përzgjedhur duhet të votohen nga deputetët në seancë plenare. Ata do të jenë në detyrë nga data 8 shkurt, pasi mandati i përbërjes aktuale përfundon më 7 shkurt. Në garën për Komisionin Antikorrupsionin konkurruan dhe janë intervistuar 41 kandidatë. (INA)