Sekretari i klubit kulturor bullgar “Car Boris Tretë” është rrahur brutalisht në Ohër, raportojnë mediat bullgare, ndërsa edhe MPB e ka konfirmuar rastin.
“Tre sulmues filluan të godasin sekretarin e klubit kulturor bullgar, e ofenduan dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse është bullgar dhe punon në qendrën kulturore. Njoftova menjëherë MPJ-në bullgare dhe ate të RMV-së. Kam kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe e kam thirrur që menjëherë të merret me rastin dhe pas gjysmë ore më ka shkruar se të tre sulmuesit janë identifikuar”, tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për emisionin BulgariaOnAir.
Sipas tij, gjendja e viktimës së rrahur nuk është e mirë. “Mendoj se lëndimet e tij fizike janë të rënda, por edhe lëndimet mendore”, tha ai.
Kovaçev kujtoi se vetëm pak ditë më parë në mediat e RMV-së u shpërndanë fotografi të atyre që morën pjesë në festën e Mara Bunevës me thirrjen për dhunimin e tyre.
Rastin e sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër e ka konfirmuar edhe MPB-ja e Maqedonisë dhe për rastin do të dalë me deklaratë.(INA)