Është rritur interesimi për ngrohje me peleta

Picture of INA
INA

30/08/2024

Qytetarët për këtë dimër më shumë preferojnë të ngrohen me peleta dhe klima inverterë, ndërsa ka rënë interesimi për furnizim me dru. Nga shoqata e importuesve të peletave thonë se tregu i kësaj lënde është normalizuar, çmimet janë kthyer në nivelin e prej para dy vitesh, ndërsa ka rritje të interesimit, krahasuar me vitin e kaluar.

“Tregu i peletave të drurit për ngrohje është normalizuar tërësisht në raport me vitin para krizës, 2022-tën, që e përfshiu të gjithë Evropën. Çmimet janë kthyer pothuajse në nivelin që ishin para dy vitesh. Pra, çmimet lëvizin prej 190 denarë për 15 kilogram, deri në 250 denarë, varësisht prej kualitetit dhe prodhuesit. Interesimi është rritur shumë krahasuar me vitin e kaluar”, tha Vlladimir Stojanovski, Kryetar i Shoqatës së importuesve të peletave.
Përveç peletave dhe inverterëve, pronarët e depove të druve thonë se në uljen e shitjes ka ndikuar edhe konkurrenca e pandershme, respektivisht tregtuesit ilegal të druve.

“Është ulur shitja, sipas meje për shkak të peletave, edhe pse ndoshta nuk ndikon shumë dhe për shkak të inverterëve. Mendoj se këto janë çështjet kyçe. Kjo depo punon me prerje, copëtim dhe dërgesë të druve. Tek ne copëtimi vjen pothuajse falas. Edhe përskaj kësaj, prap është ulur shitja. Tek ne çmimi shkon 5 mijë denarë, siç thash, të prera të copëtuara, bashkë me dorëzim. Problem të madh na bëjnë edhe ata, siç thash, nëse shëtisim nëpër fshatra, ose nëse keni kohë të vini më vonë kur të errësohet, do të shihni, me vetura, me gjëra të tilla bartin dru“, tha Zoran Davidovski, pronar depoje për dru.

Ditë më parë policia pyjore dhe ajo kufitare kapën një zinxhir të mafias së druve në rajonin e Kërçovës, ndërsa nga inspektorati shtetëror i mjedisit, paralajmërojnë aksione të shtuara edhe në të ardhmen, duke nënvizuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të ndaluar tregtinë dhe prerjen e paligjshme të druve./Alsat.mk

TË FUNDIT

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Kush janë emrat që po përfliten për Big Brother VIP Albania 5

VIDEO/ “Paradë me armë që si keni parë kurrë”, Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË