Është rritur numri i të sëmurëve me grip në RMV, janë konfirmuar 1.878 raste të reja

Picture of INA
INA

31/01/2025

Numri i të sëmurëve me grip po rritet. Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në javën e katërt të vitit 2025, janë konfirmuar 1.878 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që është 33 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i pacientëve të rinj janë në Shkup 581, Kavadar 219, në Kumanovë 167 pacientë për një javë, në Strumicë 162, në Shtip 106, ndërsa në qytetet tjera numri i të sëmurëve është më i vogël ose i barabartë me njëqind.

Numri më i madh i pacientëve, 1.066, janë të moshës 15 deri në 64 vjeç. Janë 349 fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç, ndërsa 325 nga të sapo infektuarit janë fëmijë nën moshën katër vjeç. Rritet edhe numri i vizitave ambulatore në klinikën për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët në Kozle.

Kujtojmë se sipas autoriteteve, kulmi i të sëmurëve pritet në mesin e muajit shkurt. Fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip.

TË FUNDIT

Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës

“Kaubojs rrugaç!”/ Andi Bushati “shpërthen” ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?

Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit

Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

“Dënimet do të paguhen direkt nga llogaria”/ Ja si do të funksionojnë kamerat në Shkup

ME TE LEXUARA

1
Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës
1
"Kaubojs rrugaç!"/ Andi Bushati "shpërthen" ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin
1
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?
1
Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit
1
Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

LEXO MË SHUMË