Në pikën e vaksinimit pranë Shtëpisë së shëndetit në Tetovë interesi është më i vogël për vaksinim kundër Kovid-19, thonë mjekët e atjeshëm. Sipas tyre po vaksinohen ata që tashmë janë vaksinuar me dy doza, derisa të rinjtë së paku po vendosin në këtë drejtim.
“Në këtë periudhë ka interes të zvogëluar të qytetarëve për vaksinim. Mund lirshëm të thuajmë se kjo është java e fundit që kemi pasur rreth 500-600 pacientë për një javë. Për këtë pacientë që kanë pranuar rregullisht dozën e parë, të dytë dhe të tretë. Në javën e fundit nga gjithsej 600 vaksina të dhëna për dozën e tretë, për dozën e parë kanë qenë 15 prej 18 përqind nga ky numër”, deklaroi mjeku Besnik Mustafi nga pika për vaksinim.
Mjeku Hasan Iljazi nga kovid-qendra informoi se këtë javë ka pasur dy raste të vdekjes tek njerëzit që kanë qenë në mjekim spitalor.
“Momentalisht në spitalin klinik janë hospitalizuar 11 pacientë që janë në mbështetje të oksigjenit edhe me sëmundje tjera që e komplikojnë gjendjen. Pacientët janë mbi moshën 40 vjeçare. Ne u kemi bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse. Simptomat nga Kovid-19 janë të ngjashme me ata nga gripi, për shkak të temperaturës, kollitjes dhe problemeve me frymëmarrje dhe ato që posedojnë këto duhet të drejtohen në institucione shëndetësore dhe të kërkojnë ndihmë dhe të testohen”, deklaroi Iljazi.
Në kovid-qendrën janë të hospitalizuar 11 persona.