Është zvogëluar numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vitin 2019 është zvogëluar për 127 mijë. Kështu u shpreh Daniella Mihajllovska Vasilevska, në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Nga ana tjetër Ana Tanevska Georgievska, Kryetare e Shoqatës së Mikpritjes dhe Turizmit tha se i vetmi sektor që mund të kompensojë humbjet ekonomike në vend, me afat të shkurtër është turizmi.

“Numri i zvogëluar i turistëve është për 50% te turistët e Polonisë, 60% të Holandës, 60%të Izraelit, 56% të Belgjikës, 47% të Greqisë, dhe këta numra që i treguam ose vendet që listojnë sepse janë tregje tradicionale ku vijnë përgjithësisht turistët në vendin tonë”, tha Daniella Mihajllkovska Vasilevska, Oda Ekonomike.

“Përveç rritjes së numrit nga Serbia nuk ka pasur rritje të numrit të turistëve nga vendet e tjera të rajonit. Mund të llogarisim në një treg prej 50 milionë turistësh potencialë pa Turqinë, të plotësuar me 3,5 milionë udhëtarë në vit që kalojnë transit në Maqedoninë e Veriut për të cilët nuk ka përmbajtje të mjaftueshme për t’i mbajtur këtu më gjatë”, pohoi Ana Tanevska Georgievska, kryetare e Shoqatës së mikpritjes dhe turizmit.