Eskalon debati në emision Live me Edi Ramën, shikojeni reagimin e tij (VIDEO)

0

Ka qenë një debat aspak i qetë ai i kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e emisionit Opinion. Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët e ftuar në studio Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj.

Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin. Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait. Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala./BotaSot