Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përbërje të koordinatorëve nacionalë Marjan Zabërçanec dhe Nolla Ismajlloska Starova dhe këshilltari i Kryeministrit për politikë të jashtme, Edmond Ademi realizuan takim pune në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, në kuadër të vizitës studimore në SHBA të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”.
Në takim, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me përfaqësuesit t Departamentit të Shtetit të SHBA-ve biseduan për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Ata edhe një herë konfirmuan transparencën e iniciativës për bashkëngjitjen e Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës në të ardhmen.
Ballkani Perëndimor ka një ardhmëri evropiane të qartë, vendet e rajonit duhet të bëhen anëtare të Unionit në një afat të arsyeshëm pasi që me këtë do të sillen mundësi të reja për Evropën, u theksua gjatë takimit.
Në kuadër të vizitës studimore e cila u organizua nga Këshilli Atlantik i SHBA-ve, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë realizuan takim edhe me përfaqësuesit e Senatit Amerikan, si dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare NED, NDI dhe IRI.
https://www.facebook.com/edmond.ademi/posts/10228474597507741