Eskobar sot në Shkup, pritet të ketë takim me Pendarovskin, Kovaçevskin e Mickoskin

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar sot vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Eskobari do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, konfirmuan nga zyra e shefit të shtetit. Është paraparë që ai të ketë takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ardhja e Eskobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Diplomati i lartë amerikan në debatin për Ballkanin Perëndimor Kongresin e SHBA-së, të mbajtur gjatë korrikut të këtij viti, deklaroi se SHBA-ja fuqimisht e përkrah procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe është e angazhuar që me qeverinë e re në Sofje të sigurojnë se nuk do të parashtrohen kërkesa të reja në rrugën evropiane të vendit.

Eskobar vlerëson se me integrimin evropian të vendit, do të ulet ndikimi i aktorëve të dëmshëm në rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve të korruptuar lokalë.

Seanca plenare për Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës ka filluar më 18 gusht. Rendi i ditës u miratua me 70 vota “për”, ndërsa pas shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e shtyu votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretash.

Për miratimin e Propozimit për qasje në ndryshimin e Kushtetutës, që është pika e vetme e mbledhjes së 123-të, duhet të votojnë minimum 80 deputetë. Kjo është e para nga gjithsej tre fazat për ndryshimin e Kushtetutës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

abdulla mehmeti

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë të infiltruara thellë edhe në Maqedoni

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

nato-mkd-zname

Sot në Shkup mbahet konferenca e shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të NATO-s

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Shpifjet nuk mund të na zhvendosin nga platforma për shqiptarët

INFO

NA NDIQ