ESM për katër ditë ka blerë rrymë 1.6 milionë euro nga furnizuesit privat

ina-online
ina-online

07/11/2023

Shoqëria aksionare “Elektranat e Maqedonisë” (ESM) me kapital shtetëror gjatë gjatë ditëve të muajit të kaluar ka blerë energji elektrike nga furnizuesit privat me një vlerë prej 1.6 milionë euro.

Për nevojat e furnizuesit universal është blerë energjia elektrike në datat 14, 15, 17 dhe 18 tetor dhe janë pranuar ofertat nga tetë operatorë dhe çmimet kanë arritur deri në 160 euro për megavat orë, përcjell Faktor.mk.

Danske Komoditis ka tarifuar më së shumti – 514 mijë euro, ndërsa GEN-I vijon me 451 mijë euro. ETMT është në vendin e tretë me 250 mijë euro. Energjia elektrike është blerë edhe nga Energy Financing Team, HSE Mak Energy, Sole 24, Universal Energy dhe Duferco.

Gjatë muajve korrik dhe gusht, ESM ka blerë energji elektrike në tregun e lirë për 7.625.000 euro në periudhën e verës kur zakonisht shiten tepricat, në vend të blerjes së energjisë elektrike nga importi. Energjia elektrike është blerë përmes katër thirrjeve të publikuara nga “ESM Shitja” dhe është blerë pothuajse nga të njëjtët furnitorë. Blerja e energjisë elektrike ka vazhduar edhe në muajin shtator, por me shuma të parëndësishme.

Blerja e energjisë elektrike është e zakonshme për muajt e dimrit, pra gjatë sezonit të ngrohjes kur ESM nuk ka sasi të mjaftueshme të prodhuara për t’ia dorëzuar furnizuesit universal për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Gjatë vitit të kaluar, Sh.A. “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka blerë energji elektrike nga tregu i lirë si shtesë për prodhim të pamjaftueshëm në vlerë prej 51 milionë euro.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ