Espanyol ndal Barcelonën

Barcelona është ndalur nga Espanyol në La Liga, duke marrë vetëm një barazim 1:1

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me rivalin e përbetuar Espanyol në kuadër të La Ligas.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Moreno, ndërsa mysafirët barazuan gjithçka me golin e Gerard Pique.

Pas këtij barazimi, Barcelona vazhdon të kryesojë kampionatin më 58 pikë, 12 më shumë se sa Atletico Madrid në vendin e dytë dhe 19 më shumë se sa Real Madrid në vendin e katërt.