Etem Xheladini – Ikona e Arsimit dhe Rebel i Fjalës së Lirë në Kumanovë

Picture of INA
INA

04/06/2025

Në kohërat kur një fjalë e thënë me zë mund të kushtonte kokën, ai zgjodhi të mos heshte, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Arsimtari Etem Xheladini nuk ishte thjesht një mësues – ai ishte një frymë, një qëndresë, një rebel që u përball me të gjitha stuhitë politike për të mbrojtur dritën e dijes në gjuhën shqipe.

Jeta e tij ishte një betejë e pandërprerë për arsimin, për edukimin e brezave të rinj dhe për afirmimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Rrugëtimi i tij nisi në malësinë e Karadakut, në një fshat të thellë malor të Kumanovës – Goshinc. Ishte fillimi i një udhe të vështirë, por të shenjtë: t’u jepte dije fëmijëve shqiptarë në një kohë kur arsimi në gjuhën amtare konsiderohej kërcënim. Në ato kushte, ai nuk ishte vetëm mësues – ishte roje e dijes dhe flamurtar i kulturës.

Kur shkollat e mesme shqipe u mbyllën me urdhër politik në Kumanovë, Etem Xheladini nuk u dorëzua. Ai ishte ndër të parët që organizoi mësimin paralel, duke mbajtur të ndezur shpresën dhe luftën për të drejtën elementare: arsimimin në gjuhën shqipe.

Ishin vite të vështira, me presione, kërcënime e ndëshkime, por ai nuk u ndal kurrë. Përkundrazi, çdo pengesë e ktheu në motivim të ri.

Kur nisi debati për hapjen e Fakultetit të Administrim Biznesit në Kumanovë, shumë prisnin dhe pak vepronin. Arsimtari Etem, me guximin e tij të zakonshëm, u aktivizua si uragan. Së bashku me një grup intelektualësh nisi menjëherë grumbullimin e dokumenteve dhe regjistrimin e studentëve. Ky angazhim konkret rezultoi me hapjen zyrtare të fakultetit po atë vit – një fitore madhore për arsimin shqip në rajon.

Etem Xheladini nuk ishte vetëm mësues e luftëtar për arsimin – ai ishte edhe humanist.

Morri pjesë në qindra aktivitete për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në mënyrë të heshtur, pa bujë mediatike, me përkushtim njerëzor.

Ishte edhe pjesë e LASH-it – Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, ku dha kontribut të çmuar në konsolidimin e arsimit dhe afirmimin e rolit të mësuesit në shoqëri.

Figura e tij është një gur themeli në historinë e rezistencës arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai nuk e kërkoi asnjëherë pushtetin, nuk u bë pjesë e kompromisit me të padrejtën, por qëndroi besnik ndaj dijes, gjuhës dhe kombit të tij deri në fund. Etem Xheladini është modeli i njeriut që nuk u përkul para sistemit – por e sfidoi atë me dije, guxim dhe vizion.

Në një kohë kur ne shpesh ankohemi për mungesë modelesh, figura si arsimtari Etem duhet të kthehen në udhërrëfyes për brezat e rinj.

Ai është dëshmi se një individ, me vullnet të pathyeshëm dhe shpirt të madh, mund të ndryshojë historinë e një komuniteti. Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit, sepse e tërë veprimtaria e tij kërkon një monografi gjithpërfshirëse.

Respekte dhe nderim për arsimtarin, rebelin dhe ikonën e dijes – Etem Xheladini. (INA)

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË